Bashkimi Europian ka kërcënuar me bllokimin e deklaratës finale të G20-ës, nëse ajo bie ndesh me premtimet e mëparshme mbi ndryshimet klimatike.
“Ne kemi nevojë për një deklaratë të fortë mbi ndryshimet klimatike”, u shpreh Jean-Claude Juncker pak orë përpara samitit, duke shtuar se ai nuk mund të pranonte një tërheqje nga çështja e klimës, e mbështetur në samitin e G20-ës në Buenos Aires.
Juncker gjithashtu theksoi rëndësinë e mbështetjes së rendit global bazuar në rregulla, një mesazh ky i mbështetur edhe nga presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.
“Faza globale nuk mund të bëhet arenë ku më të fortët diktojnë kushtet e tyre për të dobëtit, ku egoizmi do të dominojë mbi solidaritetin dhe ku emocionet nacionaliste do të dominojnë mbi qëllimet e përbashkëta”, tha Tusk.