Parandalohet ne kohe nje ngjarje e rende ne Tirane. Dy persona me arme ishin gati te ekzekutonin dy te tjere, por per fat jane ndaluar ne kohe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz.
Policia e Tiranes ben me dije se ka arrestuar ne flagrance shtetasit B.S., 40 vjeç dhe S.S., 39 vjeç, te dy banues ne Valias.
“Falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur edhe bllokimi i armës së zjarrit Kallashnikov me dy karikatore me fishekë, me të cilën këta dy shtetas dyshohet se do vrisnin dy shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt”- njofton policia.
Marrja në kohë e informacionit si dhe ndërhyrja me profesionalizëm e forcave të Policisë të Komisariatit nr 5, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë.
Parandalohet vrasja e dy personave
Arrestohen në flagrancë dy shtetas, si dhe bllokohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Kallashnikov, që dyshohet se do ta përdorin këta dy shtetas ndaj dy shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Polcisë Nr. 5 Tiranë, pas marrjes së informacionit se në Valias po ndodhte nje konflikt i ashpër midis disa personave, organizuan menjëherë punën dhe me veprimet e shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të këtij konflikti duke arrestuar në flagrancë dy shtetas:
B.S., 40 vjeç, banues ne Valias.
S.S., 39 vjeç , banues në Valias, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” .
Gjithashtu falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur edhe bllokimi i armës së zjarrit Kallashnikov me dy karikatore me fishekë, me të cilën këta dy shtetas dyshohet se do vrisnin dy shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt.
Po në cilësinë e provës materiale është bllokuar dhe automjeti i autorëve të kësaj ngjarjeje tip Porsche Cayenne.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur ne tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
g.kosovari