Dhjetera persona te arrestuar mengjesin e sotem në Shkup dhe zona te tjera, shumica prej tyre të punësuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.
Operacioni u realizua me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar, përcjell INA, duke iu referuar portaleve në gjuhën maqedonase.
Të ndaluarit dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, ndërsa për këtë siç thuhet janë kryer hetime disamujore. Mes të ndaluarëve janë ish-funksionarë, administratore dhe persona të tjerë që kryejnë shërbime publike.
g.kosovari