Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan Donald Trump u takuan në Osaka, në Japoni, në kuadër të fillimit të punimeve të samitit të 14-të të G20-ës.
Presidenti Trump u pyet gjatë takimit të premten në Japoni nëse ai do t’i thoshte presidentit rus të mos ndërhyjë në zgjedhje siç thotë raporti i Mullerit për zgjedhjet presidenciale në vitin 2016.
“Mos u përzieni në zgjedhje, ju lutem”, i tha Trump, me një buzëqeshje në fytyrë, duke u kthyer nga rusët në një dhomë të mbushur plot me gazetarë.
“Ne nuk kemi parë njëri-tjetrin që nga takimi i Helsinkit,” theksoi Putini, duke iu referuar takimit të tyre të samitit ku Trump mori kritika sepse ai pranoi mohimin e Putinit për ndërhyrje në zgjedhje.
Më vonë, Trump u tha reporterëve “Ne kemi mardhënje shumë të mira”.
“Shumë gjëra pozitive kanë ndodhur si rezultat i mardhënjes tonë. Pra Vladimir, faleminderit!”, tha Trump.
Gjatë fundit të takimit, Trump tha se “është nder i madh të takoj Putinin”.
Por Putin në një intervistë me Financial Times, tha se “ideja liberale” në Evropë dhe në Amerikë ishte në rrugën e saj për shkak se ishte në ‘konflikt me interesat e shumicës dërrmuese të popullsisë’.
Ai pretendoi se kancelarja gjermane Angela Merkel bëri një ‘gabim kardinal’ në vendimin e saj të 2017 për të lejuar një milion refugjatë në vend.
Ai tha: ‘Kjo ide liberale supozon se asgjë nuk duhet bërë. Që migrantët mund të vrasin, plaçkitin dhe përdhunojnë pa u ndëshkuar, sepse të drejtat e tyre si emigrantë duhet të mbrohen.
Ai shtoi se: “Çdo krim duhet të ketë dënimin e tij”.
g.kosovari