Lulzim Basha ka folur për herë të parë publikisht pas takimit të paradites me presidentin.
Ai tregoi qëndrimin e tij mbi 13 Tetorin, datë kjo e caktuar nga Ilir Meta për zgjedhjet lokale.
Por kreu i PD shprehet se opozita nuk merr pjesë në asnjë palë zgjedhje ku kryeministër është Edi Rama.
Ndërkohë, Basha nuk bëri asnjë koment mbi qëndrimin e SHBA-ve që deklarojnë se njohin vetëm 30 Qershorin si datë të ligjshme.
“Sot Presidenti Meta ka dekretuar një datë të re për zgjedhjet lokale. Dua të ndaj me ju atë që i bëra të ditur Presidentit Meta në takimin e sotëm.
Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk merr pjesë në asnjë process zgjedhjesh dhe në asnjë diskutim për zgjedhje, nuk merr pjesë në asnjë diskutim për zgjidhje politike apo për reforma apo për çfarëdo formule pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjet e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin.
Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike.
Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Në as nuk diskutojmë më me Edi Ramën në asnjë rrethanë. Tashmë ikja e tij është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën.
Fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike. Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht” tha ai.