Zyrtari i lartë amerikan, Matthew Palmer, tha sot se SHBA njohin datën 30 Qershor si ditën e zgjedhjeve!
Deklaratat erdhën në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, ndërsa ai shtoi se shpreson që mosmarrëveshjet të sheshohen përmes institucioneve.
Ky reagim erdhi pasi Palmer u pyet mbi datën e re të caktuar nga Presidenti Ilir Meta, atë të 13 Tetorit.
Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit kërkoi që zgjedhjet e 30 Qershorit të zhvillohen transparente dhe të qeta.