Mënyra më e mirë për të festuar përvjetorin e martesës? Një portret me vlerë… 11 mijë euro!
Kjo ka qenë dhurata me të cilën Kevin de Bruyne, ylli i Manchester City-t, ka befasuar bashkëshorten e tij, Michele Lacroix. Belgu, i martuar prej dy vitesh, ka dashur të ekzagjerojë dhe i ka kërkuar një portret artistes me famë Isabelle Scheltjens.
“Kevin është një njeri që nuk flet shumë, por kjo është dhurata më e mirë që mund të më bënte”, ka thënë Michele. “Portretet e Isabelle janë mbresëlënëse. Unë dhe Kevin po kërkonim disa vepra arti për t’i vendosur në shtëpinë tonë në Belgjikë, por kur më ka thënë se ajo do të bënte një vepër për ne… Çfarë të thuash? Një ëndërr që kthehet në realitet”.
Sipas “The Sun”, vepra e artit, që do të kushtoj 11 mijë euro, do të përfundojë në tetor, ndërsa shërbimi fotografik do të zhvillohet brenda këtij muaji.
/telesport