Pas përfundimit të afatit që kreu i shtetit Ilir Meta vendosi për takime në presidencë me liderët e partive politike, kryeministri Edi Rama ka ironizuar duke thënë se nga sot selia e opozitës është Presidenca.
“Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj.Çfarë karnevalesh politik.
Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën,duke votuar ose mosvotuar,por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën”, shkruan Rama./l.m