Presidenti i vendit vijon takimet me përfaqësuesit e opozitës.
Një orë para afatit të caktuar nga presidenti Ilir Meta për zhvilimin e takimeve me krerët e partive polirike, në presidencë kanë mbërritur edhe aleatët e djathtë.
Në takim me kreun e shtetit Ilir Meta kanë shkuar kreu i LZHK, Vangjel Dule kreu i PBDNJ, kreu i PAA Agron Duka dhe një përfaqësues i partisë Republikane.
Pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, kreu i shtetit ka pritur ish-kryetarin e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Ka qenë vetë presidenti që ka konfirmuar takimin me Petrit Vasilin.
g.kosovari