Gjatë kohës që kreu i opozitës vrapoi për takimin me presidentin Meta në zyrën e tij i menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryeministrit Rama.
Ai ka postuar një video në rrjetin social “Facebook” mëngjesin e sotëm por nuk ka thënë asnjë fjalë për takimin Basha-Meta.
Kreu i qeevrisë ka publikuar një video nga bypass i Fierit, ku shprehet se është hapur një anë e rrugës dhe kjo për sezonin turistik.
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me lajmin që më në fund historia e pafundme e ngërçit të rrugës së Fierit gjatë sezonit turistik, merr fund me hapjen e njërës anë të bypass-it, duke e lehtësuar shumë ndjeshëm qarkullimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë 😊”, shkruan Rama
g.kosovari