Policia e Peqinit ka vënë në pranga një 30-vjeçar, nën akuzën e thyeres së masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
Policia bën me dije se për shtetasin me iniciale B.H., 30 vjeç, banues në Peqin, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, si i dyshuari i vjedhjes së banesës së shtetasit S.Z., ndodhur më datë 08.05.2019 në Peqin.
“Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se 30 vjeçari nuk zbatonte vendimin e Gjykatës dhe kanë ushtruar kontroll për verifikim e masë së sigurisë por nuk e kanë gjetur në banesë.
Policia pas kontrolleve të shumta ka gjetur dhe arrestuar në qytetin e Peqinit shtetasin B.H, i cili ishte në lëvizje”,-njofton policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, pēr veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./l.m