Të dielën votohet dhe shqiptarët do të zgjedhin që të ndahen një herë e mirë nga e kaluara, nga gjuha e urrejtjes dhe përçarjes.
Janë këto mesazhet që ka përcjellë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në takimet e zhvilluara me banorët e Njësisë 9 në Tiranë.
Në bisedat e zhvilluara gjatë takimeve me qytetarët e Tiranës, Manastirliu ka përcjellë vendosmërinë e Partisë Socialiste për të zhvilluar normalisht zgjedhjet në datën 30 qershor, ditë ku sipas saj, shqiptarët do të votojnë duke zgjedhur të ardhmen dhe zhvillimin dhe lënë një herë e mirë pas politikën e përçarjes dhe shkatërrimit.
Më poshtë postimi i plotë:
Me banorët e rrugës Albanipoli, Mantho Nakuçi dhe rrugës Rreli #Njësia9💜 për të folur për rëndësinë e zgjedhjeve të #30Qershorit që na ndajnë një herë e mirë nga e shkuara, nga gjuha e urrejtjes dhe përçarjes dhe i hapin dyert #Shqipërisë drejt të ardhmes europiane ku të gjithë ne aspirojmë!
#30Qershor 🗳2⃣ Erion Veliaj për #BashkinëQëDuam
📌 -4 ditë për të vijuar #transformimin e Tiranës
👉🏼 përpara #30PS🌹 #PërShqipërinëQëDuam👍🏼