Zëvendëskryeministri Erjon Braçe vijon të bëjë thirrje për pjesmarrje në zgjedhjet e 30 qershorit.
Përmes një statusi në rrjetin e tij Instagram, ai ka akuzuar opozitën duke thënë se çdo veprim i tyre është me qëllimin që qytetarët të mos votojnë në 30 qershor.
“Dhuna barbare shpërthyer prej tre muajsh, me benzinë e zjarr, kudo, e bëjnë që ti të trembesh e të mos votosh! Prej 10 ditësh kanë nxjerrë nëpër tv figura herë të fryra nga rakia, herë nga botoksi e herën e fundit nga urrejtja“, shkruan Braçe.
Statusi i plotë:
#BETEJAPERTEVOTUAR
Ku ndodh kjo?
Kam qysh në vitin 1996 në zgjedhje;
#BETEJAPERTEVOTUAR merr kohën më të madhe në çdo palë zgjedhje;
E ka emrin në liste apo jo, e ka në qendrën e tij të votimit apo e çuan kund tjetër, po familja a e ka emrin në lista, është në një listë apo në disa, ka certifikatë dhe a lejohet për të votuar, e bëri gishtin me bojë apo boja del, i vajti kush në shtepi me lekë apo jo, ai drejtori po bredh fshat më fshat me çantë me lekë natën dhe duhet ta zemë, i kaloi në provim ai drejtori tjetër djalin e vajzën e atij, a ja ndryshoi votën, ja dha tapinë e tokës dhe e bëri për vete, se le të votoj dhe e ka mbyllur në shtëpi, e rrahu dhe se la të votonte kund, e nxorri fletën e votimit jashtë qendrës së votimit dhe a nisi karruseli manipulues apo jo, ka dalë Xhiku prej burgu dhe me makinn e policise e kanë sjellë në lagje të votojë e bëjë vota për një leje burgu, e lexoi mirë fletën e votimit apo jo, e numëroi se në monitor s’u duk etj etj.
I njëjti film!
E njëjta histori!
#PUSHTETPAVOTAESHTEQELLIMI!
Kanë që nga 1 janari që po bëjne betejën e jetës për të mos lejuar ty-njeriun e zakonshëm #TEVOTOSH!
Nga fillimi në fund duan veç kaq, #TENDALOJNETEVOTOSH!
E nisën me datën, e caktuan në mes të verës-të nxehtit dhe plazhit, e bënë që ti të mos votosh, në mes të fushatës në bujqësi, e bënë që ti të mos votosh, në mes të sezonit edhe të punës sezonale rreth e rrotull nesh, e bënë që ti të mos votosh!
Por kaq, sërish nuk është gjë para tjetrës;
Dhuna barbare shpërthyer prej tre muajsh, me benzinë e zjarr, kudo, e bëjnë që ti të trembesh e të mos votosh!
Prej 10 ditësh kanë nxjerrë nëpër tv figura herë të fryra nga rakia, herë nga botoksi e herën e fundit nga urrejtja; Bëjnë si mendjemadhë, të pavarur, bashkohen si pjeshka hormonale #metoo me njëri tjetrin dhe dhunojnë ekran më ekran, e bëjnë që ti të mos votosh!
Shihi edhe një herë, një nga një!
Kujtohu, mendo se si i njeh, si i ke takuar herën e parë, shihi sot e krahasoji, shquaj ndryshimin, fizik, moral e pasuror, kthehu tek familja jote e shih një për një jo vetëm njerezit e tu por gjithë ç’ke bërë me nder e djersë!
Ndaj #TIJEPIFUND
#VOTONE30QERSHOR
Ty dhe votën tënde presin!
g.kosovari