Dy persona të armatosur me automatikë kallashnikovë dhe që në kokë mbanin kapele të bardhë dhe të zezë, kanë qëlluar me breshëri mbi 45 plumba, në drejtim të dy anëtarëve të bandës së Durrësit, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj.
Dervishaj njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe Lulzim Berishës. Të dy atentator i kanë zënë pritë makinës tek Range Rover, dhe pasi kanë dalë nga një automjet luksoz tip BMW, kanë qëlluar me breshëri automatiku. Njëri nga autorët ka dalë plotësisht nga makina dhe është pozicionuar buzë një muri, ndërsa tjetri që mban një kapele të bardhë në kokë, ka qëlluar duke u pozicionuar nga dera e BMW.
“Shqiptarja.com” siguron ekskluzivisht videon 30 sekonda, ku duket qartë dy persona që hapin zjarr me dy kallashnikovë në drejtim të makinës. Qitja është kryer nga një distancë shumë e afërt, rreth 3 deri në 5 metra, dhe se dy autorët kanë lëshuar mbi 45 plumba.
/a.r