Pas shoqërimit në polici një ditë më parë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për ish-kreun e PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi.
Bylykbashi, në emër të Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, ka folur ashpër, me një deklaratë të paprecedentë, duke paralajmëruar edhe vëllavrasje me 30 qershor, mjafton që të mos zhvillohen zgjedhjet.
“Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!! Patjetër që le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapa sepse nuk do të bëjmë gabimin që bënë gjyshërit tanë në 1944!! Dhe të ngelemi peng dhe për 50 vjet të tjera. Historia le të shkruajë më mbrapa, dhe të thotë kishin te drejte këta apo kishin të drejtë ata. Nëqoftëse demokracia rrezikohet, liria rrezikohet në këtë vend dhe do trupat tanë për ta mbrojtur, jemi gati!! Ky është mesazhi që duhet të përcjellë Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë. Dhe le ta dëgjojë këtë Elbasani dhe Tirana!!“, u shpreh më herët Bylykbashi gjatë takimit në Elbasan.
Kjo deklaratë, erdhi para se kryedemokrati Lulzim Basha, të bënte një hap pas nga dhuna në ditën e zgjedhjeve. Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të ndërkombëtareve dhe legjitimimit të 30 qershorit si datë ku do të zhvillohen zgjedhjet lokale, në konferencën që pati mbrëmjen e djeshme Basha u tërhoq nga dhuna, duke u bërë qytetarëve thjesht të bojkotojnë zgjedhjet.
g.kosovari