Ne vijim te procedurave te nisura nga maxhoranca per shkarkimin e presidentit te vendit, Ilir Meta, pas dekretit per anulimin e 30 qershorit, nje tjeter hap eshte marre kete paradite ne Komisinin e Ligjeve.
Ne mbledhjen e sotme, Komisioni i Ligjeve ka miratuar ngritjen e një Komisioni Hetimor, për shkelje të rënda të Kushtetutës nga Presidenti Ilir Meta, me vendimin për zhdekretim të 30 qershorit si diten e zgjedhjeve vendore.
Ne prezantimin e kerkeses per ngritjen e Komisionit Hetimor eshte sqaruar se “Qëllimi është që të ngrihet një Komision Hetimor për shkelje të rëndë të Kushtetutës”.
Pas diskutimeve, ngritja e komisinit u be me 13 vota pro dhe 1 kunder. Komisioni i Ligjeve miratoi keshtu raportin per t’i kerkuar seances plenare ngritjen e Komisonit Hetimor per vijimin e procedures per shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Kunder ketij propozimi ishte deputeti Adriatik Alimadhi, i Ballit Kombetar.
Raporti i u paraqit nga relatori Adnor Shameti i cili gjatë fjalës së tij deklaroi se presidenti Ilir Meta ka shkelur rëndë kushtetutën.
”Presidenti nuk kishte interes për tu dëgjuar në këtë komision. Kur kishte nisur fushata zgjedhore presidenti nxori dekretin e ç’fuqizimit të datës së zgjedhjeve. Kërkesa e 55 deputetëve e bazuar. Kuvendit do t’i dërgohet edhe letra përgjigje e presidencës bashkë me propozimin e ngritjes së një komisioni hetimor”, deklaroi Shameti.
Ndërsa Braho deklaroi se vendimi presidentit ka cënuar sovranitetin e zgjedhësve.
“Jemi në dijeni të një vendimi të Kolegjit Zgjedhor. Ka cënuar sovranitetin e zgjedhësve. Presidenti nuk e ka shtyrë datën e zgjedhjeve, nuk ka caktuar asnjë datë. Do preferoja të ishte dhe dispozita përkatëse se çfarë është shkelur nga Kushtetuta”, deklaroi Braho.
g.kosovari