Mes killerit me pagesë Dritan Sheme dhe njërit prej vëllezërve Çapja në Elbasan dhe më konkretisht Sokolit, është lidhur një kontratë vdekje, ku qëllimi ka qënë eleminimi fizik i Rezart Çelës, i cili në vitin 2005, po mbante shtrënguar Sokol Çapjen, për shumë makineta bixhozi në Qarkun e Elbasanit, të cilat në fakt ishin në pronësi të një italiani të quajtur, Paolo Mazzuco. “Kontrata e vdekjes” është lidhur me një vlerë 30 mijë euro, ku fillimisht Sokol Çapja ka dhënë një pagesë prej 15 mijë euro paradhënie dhe diferenca tjetër prej 15 mijë euro, do të merej sapo Dritan Sheme, të kishte çuar deri në fund punën e marë përsipër, vrasjen e Rezart Çelës. Sheme, si një killer profesionit, ekzekuton në tetor 2005 Rezart Çelën, dhe pas disa ditësh paraqitet tek Sokol Çapja, për të kërkuar diferencën prej 15 mijë euro.Mirëpo Sokoli, pasi u lirua nga Rezart Çela, ka hyrë në një gjendje euforie dhe nuk donte t’ia jepte kusurin e shumës së rënë dakord me Dritan Shemen. Sokol Çapja, duke qenë i influencuar nga Kamer Mehja, i cili i thoshte Sokolit se nuk duhej të kishte frikë nga Dritan Sheme, i thoshte tekstualisht: “…nuk duhet të kesh frikë nga Dritani, i cili është i gjatë një metër e gjysmë, kurse ti je dy metra…”.Kontrata e vdekjes mes Shemes dhe Çapjat është shpjeguar nga Elton Mema, djali i Fadil Memës, i cili është pyetur nga prokurori Ritvan Suka në 14 shkurt 2019 në ambjentet e gjykatës së Torinos, në prani të kolonelit italian Paolo Palazzo dhe Antonio Nicolletta dhe prokurorit Italian, Cezare Parodi. Në dëshminë e tij të gjatë, Mema shpjegon përplasjen që patën me njerëzit e deputetit të PD Aurel Bylykbashi gjatë fushatës dhe lidhjen e Bylykbashit me anëtarët e fisit Çapja në Elbasan. Në dëshminë që Elton Mema ka dhënë, tregohet qartë se ngatëresa me çapjat ka ndodhur pikërisht kur babai i tij, donte të festonte ditëlindjen e d0-të, në lokalin e tyre “Univers”,ku Çapjat e kushtëzuan se nuk e donin prezencën e kushëririt tonë Dritan Sheme në lokal. Ndërkohë pritet që këto ditë Florenc Çapja dhe të arrestuarit e tjerë të AMA, të dalin para gjykatës së Apelit Durrës, ku treshja e gjyqtarëve është Valbon Çekrezi, Dritan Hamitaj dhe Arjan Balliu.
Pyetje e prokurorit: Në lidhje me tentativën e vrasjes në ngarkim të babait tuaj, që ndodhi më 30 janar 2006, ju për çfarë jeni në dijeni?
Përgjigje: Në atë periudhë gjendesha në Itali, ku kisha hyrë më 12 Maj 2005, pas zgjedhjeve në Shqipëri, në të cilat babai im ishte kandidat, por me rezultat negativ, pasi ka fituar Partia Demokratike. Në rastin specifik, ka fituar kandidati Aurel Bylykbashi. Gjatë fushatës elektorale, kam pasur një diskutim, konfliktuar me shoferin e Bylykbashit, për faktin që ky kishte publikuar një poster të Aurel Bylykbashit pranë atij të babait tim, përkundrazi, kam qenë unë që e kam vendosur posterin e babait tim pranë atij të Bylykbashit. Ndërkohë që gjendesha mbi një shkallë që përdorej për të ngjitur posterin e babait tim,më ka ardhur shoferi në fjalë, i cili më ftoi të heq posterin e babait tim. Nuk mbaj mend datën në të cilën ka ndodhur kjo. Secili hipi në bordin e makinës së tij dhe unë ndërkohë thirra babanë tim, i cili gjendej në brendësi të një bari pranë stacionit të trenit të Elbasanit, lokal që në atë periudhë ai e përdorte për të takuar elektoratin e tij. Në atë moment babai im ishte në shoqërinë e një kushëriri nga ana e mamasë,me emrin Dritan Sheme. Babai im i preu rrugën shoferit të Bylykbashit, duke u pozicionuar pranë derës së makinës, nga ana e shoferit, duke e pyetur këtë të fundit se “…cili ishte keqkuptimi midis teje dhe djalit tim Elton…?”. Në atë rrethanë, zbresin nga makina ime disa miq të mi, të lagjes sonë dhe këta i zbresin nga makina e tyre si shoferin e Bylykbashit, ashtu edhe pronarin e kapanonit. Në atë rrethanë, djemtë që zbritën nga makina ime, kanë goditur me grushta si shoferin, ashtu edhe pronarin e kapanonit. Në atë moment Dritan Sheme, kur ka parë se bëhej fjalë për një situatë zënieje, ka mbushur pistoletën e tij me disa plumba. Babai im, pasi pa veprimin e mbushjes së pistoletës së Dritanit, ka kërkuar të bllokojë këtë të fundit për ta bërë të arsyetonte, duke i thënë se “…ata nuk kishin ardhur që të ziheshin, sepse nëse ti e bën një gjë të tillë bëhet skandal publik…”.Pasi babai im arriti të bllokonte Dritanin, shoferi i Bylykbashit ka kërkuar të ikte duke vrapuar.
Njëri nga djemtë me emrin Afrim, donte të godiste shoferin e Bylykbashit me levën e bllokut të timonit. Kur Afrimi ka bërë veprimin e goditjes, unë arrita të bllokoj Afrimin. Pas këtij momenti, ne e kemi lënë që të shkonte dhe pas zgjedhjeve, nuk e mbaj mend mirë, më 10 ose më 11 korrik 2005, përfundimi ishte që fitoi Bylykbashi.Ndërkohë që prisnim përfundimin e rezultatit të zgjedhjeve në pallatin e sportit në Elbasan dhe pas shpalljes së fituesit, i cili ishte Bylykbashi, njëri prej miqve tanë dhe saktësisht po vetë Afrimi, i cili kërkoi të godiste shoferin e Bylykbashit, ka filluar të kërcejë në ajër nga gëzimi, për faktin që Bylykbashi kishte fituar zgjedhjet. Në atë moment jam ndier keq nga hipokrizia e personave, sepse deri në përfundimin e zgjedhjeve, ky person bënte tifo për ne dhe kur fitoi Bylykbashi, kaloi menjëherë në anën e tij. Atje vendosa që të lë Shqipërinë, dhe në një kohë të shkurtër, vendosa të largohem nga Shqipëria. Kam mbërritur në Itali, kur isha 19 vjeç dhe fillimisht kam mbajtur kontaktet me mikun tim në Shqipëri, me emrin Dritan dhe mbiemrin mbase Shpati, për t’i dhënë urimet e Krishtlindjeve, pasi ai është katolik.
Duke i bërë pyetje me karakter të përgjithshëm, gjatë telefonatës, më dha lajmin se kishin vrarë Sokol Çapjan. Dua të saktësoj se në një telefonatë të mëparshme, po vetë Dritani më kishte njoftuar edhe për faktin se kishin vrarë Rezart Çelën.
Pyetje: Ju e keni njohur personalisht Rezart Çelën dhe Sokol Çapjan?
Përgjigje: Nuk e njihja personalisht Rezart Çelën, por një kushëririn e tij, një farë “Lori”. Saktësoj se të dhënat e “Lorit”, mund të jenë Lorenz Çela. Lidhur me Sokol Çapjan, deklaroj se e kam njohur personalisht, sepse kishte lidhje farefisnore me gruan e xhaxhait tim, pra Bilbilin.
Pyetje:Përse është vrarë Rezart Çela dhe më pas Sokol Çapja.
Përgjigje:Një italian i quajtur Paolo nga Bologna, xhaxhai im me siguri e mban mend mbiemrin, ka pasur ekskluzivitetin për të futur në Shqipëri slot-makina dhe lojëra të tjera elektronike, që mund të instaloheshin në bare ose në sallat e lojërave të fatit. Në atë periudhë, Paolo ka pësuar kërkesën e një “gjobe” nga ana e një grupi kriminal në Shqipëri, më saktësisht në lokalitetin e Lushnjës. Për këtë fakt janë njoftuar edhe kushërinjtë “Lori” dhe Rezart Çela. Nuk jam i sigurt që Paolo është ankuar nga kushërinjtë Çela vetëm për t’u ankuar, për faktin se kishte marrë një kërkesë për “gjobë” nga ata të Lushnjës ose vetë Çelajt kishin bërë kërkesën për “gjobën”. Nuk e di sesi Sokol Çapja arriti të mësonte për kërkesën e gjobës që i ishte bërë Paolos, por jam i sigurt se Sokol Çapja ka filluar të vërë gjoba si Paolos ashtu edhe pronarëve të tjerë të lokaleve ku ishin instaluar slot-makinat e Paolos. Në atë periudhë, lindi konflikti midis Sokol Çapjas dhe Rezart Çelës.
Kanë pasur një seri konfliktesh, edhe me goditje me armë zjarri dhe eksplozivë të shtënash arme zjarri, edhe në ajër, për të bërë të kuptojë se ishte i gatshëm të përdorte armët. Saktësoj se jemi duke folur për periudhën 2005, dhe pas këtij episodi Sokol Çapja kishte arritur të gjente numrin e telefonit të dajës tim, Ardian Ibrahimi. Pas këtij fakti, daja Ardian më ka pyetur nëse kam qenë pikërisht unë,ai që i ka dhënë Sokolit numrin e tij të telefonit, meqenëse e frekuentoja për shkak të lidhjes farefisnore të xhaxhait tim. Në të njëjtin moment, unë dhe daja im Ardian, kemi vajtur për të takuar Sokol Çapjan në hotelin “Univers”, takim që u bë pranë barit të ndodhur në brendësi të një distributori benzine, në vendin përballë të njëjtit hotel. Ky distributor menaxhohet nga vëllai i Çapjas, i quajtur Enver. Unë mbeta në bordin e makinës, nuk kam zbritur. Nga mjeti zbriti vetëm Ardiani, i cili u ndalua për pesë minuta për të biseduar me Sokol Çapjan dhe vëllezërit e tjerë të tij. Ndërkohë që gjendesha gjithmonë në brendësi të makinës, kam dëgjuar që Sokol Çapja po i thoshte tekstualisht këto fjalë Ardianit: “…Ti je një njeri i familjes dhe unë nuk marr para nga shtëpia…”, me këtë nënkuptonte se ishte person i familjes, nga i cili nuk donte të merrte “gjobën”.
Pyetje: Ardiani kishte në lokalin e tij slot-makina të dhëna nga Paolo?
Përgjigje: Po kishte, ishte pronari i një bari afër shtëpisë sonë. Ka qenë Lori Çela që e ka njohur Ardianin me Paolo italianin. Daja im Ardiani frekuentonte shumë Lorin dhe Rezart Çelën, si për faktin se Lori kishte kryer ndërmjetësin për t’i njohur të dy, Paolon me Ardianin, edhe për faktin se ishin moshatarë. Ndërkohë që Sokoli shoqëronte dajën tim drejt makinës, në brendësi të së cilës gjendesha unë që po prisja, arrita të kapja edhe një këshillë që Sokoli i dha dajës tim, duke i thënë:“…mos e frekuento shumë Lorin dhe Rezart Çelën…”.Kuptimi i frazës së Sokolit ishte që të mos frekuentonte Çelat, sepse më pas nuk do të dua që të ndodhë që të më duhet të vras një të afërmin tim e më pas ta qaj, duke iu referuar personit të Ardianit. Dua të jap një opinion timin mbi personalitetin e Sokol Çapjas, që për atë që unë arrita ta njoh, mund të them se ishte njeri korrekt, i mirë dhe i fjalës. Ai kur sillej keq ndërkohë që ishte i dehur ose nën efektin e substancave narkotike, që të nesërmen kërkonte falje për sjelljen e tij. Ndryshe nga vëllezërit e tij që ishin persona cinikë. Këtu filloi konflikti midis Çelajt dhe Çapjat. Sokol Çapja i kërkoi Dritan Shemes, kushëririt tonë, të vrasë Rezart Çelën në këmbim të një kompensimi prej 30.000 eurosh. Dritani e ka pranuar këtë pagesë dhe e ka kryer këtë vrasje.
Unë nuk kam qenë i pranishëm, por thonë se kjo vrasje është kryer me një armë me precizion të lartë,arma ishte prej çekini. Dritani, përpara vrasjes, kishte marrë një parapagesë prej 15.000 eurosh dhe, sipas marrëveshjes, pas vrasjes ka marrë pjesën e mbetur. Mirëpo Sokoli, pasi u lirua nga Rezart Çela, ka hyrë në një gjendje euforie dhe nuk donte t’ia jepte kusurin e shumës së rënë dakord me Dritan Shemen. Sokol Çapja, duke qenë i influencuar nga Kamer Mehja, i cili i thoshte Sokolit se nuk duhej të kishte frikë nga Dritan Sheme, i thoshte tekstualisht: “…nuk duhet të kesh frikë nga Dritani, i cili është i gjatë një metër e gjysmë, kurse ti je dy metra…”. Në këto rrethana filloi konflikti midis Sokol Çapjas dhe Dritan Shemes, të cilët së bashku kishin mbyllur konfliktin me Rezart Çelën, duke e ekzekutuar atë. Jam kthyer në Shqipëri, në dhjetor, në datëlindjen e babait tim, më 23 dhjetor të 2005-s, festonte 40-vjetorin. Për këtë datëlindje, babai im dëshironte të ftonte miqtë e tij dhe kolegët e Partisë Aleanca Demokratike, të cilët kishin kontribuar në fushatën e tij elektorale.
Pranë hotel “Universi”, në pronësi të Çapjave, është organizuar edhe martesa e kushërirës sime Florenca. Kështu, babai kishte menduar të festonte datëlindjen e tij pranë personave që ishin të afërm me ne,si Çapjat. Shtoj se hoteli i tyre në atë kohë ishte shumë i bukur dhe luksoz. Çapjat i kanë kërkuar babait tim listën e pjesëmarrësve, gjë që babai im e bëri. Ndërmjet të ftuarve ishte edhe emri i Dritan Shemes. Kur Sokoli ka parë se në listë ishte edhe emri i Dritan Shemes, u zemërua shumë duke i thënë babait tim: “…këtu nuk e dua Dritan Shemen…”. Babai e ka pyetur Sokolin se cila ishte arsyeja dhe ai i është përgjigjur:“…Nuk e dua dhe as që ta them arsyen…”. Babai im i ka thënë se Dritani ishte një i afërm i tij dhe në mbarim të kësaj bisede Sokoli i tha babait tim se ai donte ta vriste Dritanin. Babai e ka pyetur Sokolin sesi po shkonin gjërat, sepse ai donte të kërkonte të qetësonte shpirtrat, edhe pse babai im kishte përjetuar tashmë situata të ngjashme të përplasjes midis personave. Ishte një njeri inteligjent dhe i mençur. Sokoli gjendej në shoqërinë e dy ose tre miqve, emrin e të cilëve unë nuk e mbaj mend. Në një tavolinë tjetër ishin ulur Ardian Çapja në shoqërinë e tre personave. Ardian Çapja, vëllai i Sokolit, nuk përzihej me personat jo të mirë që frekuentonte Sokoli. E mbante veten më të rëndësishëm se i vëllai dhe takonte vetëm njerëz të nivelit të tij. Në atë moment ndërhyri edhe Ardiani, duke i thënë babait tim me zë agresiv, duke i kërkuar: “…si është situata, përse po na çan b*thën…”. Ata, Çapjat, i kanë thënë babait: “…ne do të vrasim si ty ashtu edhe Dritan Shemen, nëse është e nevojshme…”. Babai im iu përgjigj: “…këtë nuk e dimë, nëse Dritani të vret ty ose ti Dritanin…”. Në atë rrethanë babai im nuk iu përgjigj më telefonatave të marra nga familjarët e tij. Ndërkohë që babai ishte duke mbyllur një rithirrje, Ardiani i ka marrë celularin nga duart. Pas largimit nga Çapallarët, babai im vajti në diskotekën “Road House”, ku gjendej Dritan Sheme. Gjatë rrugës nga hotel “Univers” deri te diskoteka “Road House” është ndjekur nga Sokoli dhe nga miqtë e tij, të cilët gjendeshin në tavolinë me të, kur ishin në hotel.
Në momentin në të cilin babai doli së bashku me Dritan Shemen nga diskoteka në fjalë, Sokoli zbriti nga makina së bashku me miqtë e tij dhe nxorën jashtë armët, njëkohësisht edhe miqtë e Dritan Shemes nxorën jashtë armët. Babai im, pasi të dyja palët kanë nxjerrë armët, u vendos në mes të tyre për të qetësuar shpirtrat. Në këto komente ishte duke kaluar në bordin e makinës së tij, ose mbase gjendej pikërisht atje, Dritan Ademaj, i ashtuquajtur Dan Ademi, personi që është identifikuar në Torino, në kuptimin që e di se është arrestuar në Torino për çështje droge më 2009 dhe 2010. Falë ndërhyrjes së babait tim dhe të Dan Ademit, gjendja u qetësua dhe të dyja palët u larguan. Sokoli ndërkohë që po shkonte, qëlloi në ajër dy ose tri herë, gjë që do të thoshte se çështja nuk kishte mbaruar ende atje. Ky tregim i imi bazohet në gjithçka që më është treguar nga babai im. Dua të theksoj se, babai im në atë rast dhe pasi Sokoli kishte shtënë në ajër, thërriti në telefon Eduart Çapjan, e duke i thënë të thërriste Sokolin dhe ta qetësonte dhe “…kur të jetë më i qetë, mund të marrim një kafe së bashku për të qetësuar shpirtrat, me qëllim që ta mbyllim këtë çështje në mënyrë sa më të mirë…”. Babai im më ka treguar gjithashtu se, pas disa ditësh nga kjo ngjarje, mbase ishte data 25 dhjetor 2005, Dritan Sheme po kthehej në Elbasan nga Tirana, dhe kishte ndaluar në shtëpinë tonë, pasi banesa jonë gjendej në fillim të qendrës së banuar të Elbasanit. Ndaloi, sepse kishte për qëllim të përshëndeste babanë tim, por meqenëse ky i fundit po bënte një leksion në shkollën e drejtimit të makinave, nuk mundi t’i dedikonte kohë dhe kujdes. Dritani në atë pikë u largua. Në fund të leksionit të tij, babai im, më duket se e thirri Dritanin në telefon, duke e pyetur përse iku. Në vijim, në orën 20:00-20:30, lajmet në televizor kanë dhënë lajmin e vrasjes së Sokol Çapjas, që kishte ndodhur pranë barit me emrin “Acquario” në Elbasan, lokal në pronnësi të Fatos Ballës, mik i ngushtë i Sokol Çapjas. Babai im, pasi e kishte marrë lajmin, vajti pranë bar “Acquario”, me qëllim që të sigurohej se Sokoli kishte vdekur vërtet. Vajti edhe sepse ishte i shqetësuar për gjënë dhe babait tim i vinte vërtet shumë keq, si për vdekjen e Sokolit, ashtu edhe për lidhjet familjare, ashtu edhe sepse ishte person që për të ishte i mirë. Pas disa ditësh nga vrasja e Sokolit, një farë Pipi, ish-drejtor i Çmendinës së Elbasanit, miku i Dritan Shemes, thërriti babanë tim, ose më mirë e takoi personalisht, për mënyrat e takimit nuk jam i sigurt, dhe i kërkoi që të kujdesj për Dritanin, në kuptimin që ta fshihte ose ta largonte nga Elbasani dhe ta dërgonte në Tiranë.
Dua të theksoj se deri në atë moment Pipi mbante të fshehur Dritan Shemen. Babai im iu përgjigj Pipit se nuk mund ta bënte atë që i kishte kërkuar, sepse deri në atë moment kishte kërkuar të evitonte që gjërat të arrinin deri në atë pikë. Nga ai moment, babai im, dajat dhe xhajat e mi kanë shkëputur kontaktet me Dritan Shemen. Dua të saktësoj se familja ime nuk frekuentonte familjen e Dritan Shemes, që përpara fillimit të këtyre fakteve, sepse e ëma e Dritanit ka kërkuar gjithmonë të vërë mosdakordësi midis familjes së tyre dhe tonës. Ne frekuentonim Dritanin jashtë kontekstit familjar. Pas këtij takimi,kontakti, midis babait tim dhe Pipit, nuk kemi marrë më asnjë informacion lidhur me Dritan Shemen. Në muajin më pas, janar 2006, babai im është plagosur përpara shtëpisë sonë. Babai im sapo ishte kthyer nga një vizitë ngushëllimi te komshinjtë tanë.
Pyetje e prokurorit: Ju Elton, ishit të pranishëm në plagosjen e babait?
Përgjigje: Jo.
Pyetje e prokurorit: Kush ju ka treguar për ngjarjen?
Përgjigje: Pas disa ditësh, nga familjarët e mi, gjatë një telefonate mësova çfarë kishte ndodhur. Në një telefonatë me babanë tim, e pyeta si ishte, dhe ai m’u përgjigj se e kishin plagosur. Unë e pyeta se kush ishte dhe ai m’u përgjigj: “…Florenc Çapja…”. Unë e pyeta gjithashtu cili Florenc kishte qenë, sepse në realitet nuk e njihja Florenc Çapjan, njihja dy ose tre nipa të tjerë të Çapjave, por jo këtë Florencin. Babai m’u përgjigj se kishte qenë Florenci, i nipi i Sokol dhe Ardian Çapjas, i biri i Fejzulla Çapja. Pas plagosjes, babai im bëri denoncim dhe më pas Florenc Çapja u arrestua. Pas arrestimit të Florencit, në shtëpinë tonë u paraqitën Ardian Çapja, Ramazan Çapja (babai i vëllezërve Çapja) dhe një person tjetër, emrin e të cilit nuk e di, për të kërkuar falje për aktin e kryer nga Florenci. Qëllimi i tyre ishte, që më pas edhe kanë kërkuar efektivisht, ishte që të bënin babanë tim të tërhiqte denoncimin e paraqitur kundër Florencit, në mënyrë që ky i fundit të lirohej nga burgu dhe gjithashtu shtuan, se po të veprohej në këtë mënyrë, do të kishin harruar edhe çështjen e vrasjes së Sokolit, sepse sipas thënieve të tyre, ishin të bindur se vdekja e Sokolit ishte vepër e Dritan Shemes, kushëririt nga ana e mamasë së babait tim. Pas këtij takimi dhe pasi u pa që Çapjat kanë kërkuar ndjesë dhe kanë premtuar, se babai im nuk do të kishte më probleme dhe pasoja, babai im e tërhoqi denoncimin në gjykatë dhe ka ndryshuar thëniet. Kur Çapjat gjendeshin në shtëpinë tonë, babai im i ka kërkuar Ramazanit, babait të Sokolit, përse Florenci e kishte qëlluar. Ramazani u përgjigj që Florenci ishte i ri dhe e kishte bërë atë veprim, sepse ai i kishte premtuar se, ai që do të kishte marrë hak për vdekjen e Sokolit, do të kishte pasur si dhuratë pjesën e trashëgimisë së pasurisë që i takonte Sokolit, djalit të tij të vrarë.
Pyetje e Policisë Gjyqësore: Cili ishte motivi për të cilin e ke sjellë babanë tënd në Itali?
Përgjigje:Para së gjithash për të evituar që babai im, duke ndenjur në Elbasan mund të kishte akoma probleme dhe sepse kishte mësuar që Çapjat donin të merrnin peng vëllanë tim Inklit, që në atë frekuentonte një shkollë private, e cila gjendej pranë shtëpisë së Çapjave në Elbasan, dhe në të cilën punonte si mësuese vjehrra e Ardian Çapjas. Historia jonë nuk mbaroi me daljen nga burgu të Florencit, objektiv që për më tepër u arrit nga Çapjat, sepse në fund Çapjat kishin frikë se, në rast se babai im do të ishte rikthyer në Polici, do t’i kishte krijuar atyre probleme dhe meqenëse Çapjat kishin frikë nga Dritan Sheme, si personalitet i rrezikshëm. Ose sipas llogaritjeve të tyre, nëse do t’ia kishin dalë të vrisnin babanë tim, Dritan Sheme do të vinte në funeralin e tij dhe këtu do të kishin mundur të vrisnin edhe atë. Pas kësaj ngjarjeje Çapjat u lidhën edhe më shumë me deputetin Aurel Bylykbashi. Babai im pas këtij episodi, plagosjes së tij, erdhi në Itali.
Pyetje e prokurorit: E ke pyetur babanë tënd Fadilin, me cilën procedurë ka tërhequr denoncimin e Florenc Çapjas?
Përgjigje: Jo, për këto gjëra nuk kemi biseduar.
Pyetje e prokurorit: Babai juaj Fadili, ju ka dhënë detaje lidhur me atentatin e vrasjes ndaj tij?
Përgjigje: Po. Pranë shtëpisë sonë është një pallat, ku në katin e 5-të Çapjat u kishin dhënë me qira një apartament disa të njohurve të tyre, të cilët kishin detyrën e ruajtjes së lëvizjeve të babait tim Fadil. Ky apartament ishte në pronësi të vajzës së një zonje me emrin Lutfije. Vajza jeton këtu në Itali, ndërsa e ëma Lutfija menaxhonte në Elbasan një lokal ku luhej bilardo, lokal në pronësi të djalit të saj. Lutfija është mamaja e dy djemve me emrin Liku dhe Firi, përpos faktit që është mamaja e vajzës për të cilën fola më përpara. Ditën e plagosjes së babait tim, ky i fundit sapo kishte dalë nga banesa e disa komshinjve, ku kishte vajtur për të bërë ngushëllime. Dikush që po ruante e babait tim, nga apartamenti i përmendur në katin e pestë, ka parë Florencin që gjendej në një vijë kufiri me parkimin, pronari i të cilit quhet Eduart Ullorja, person i cili konfirmoi praninë e një personi të dyshimtë./shqiptarja.com
g.kosovari