Nje aksident i rende ka ndodhur pas mesnate ne aksin rrugor Fier-Lushnje. Nje makine tip “Benz” eshte perplasur me dy automjete te tjera dhe si pasojë e aksidentit ku makinat janë përplasur me njëra-tjetrën ka humbur jetën një 18-vejçar.
Mësohet se viktima udhëtonte si pasagjer në një automjet top ‘Benz’ i cili drejtohej nga M.SH., 22 vjeç nga Hysgjokaj, Lushnje.
Ndërsa në këtë aksident janë përfshirë edhe një tjetër mjet tip ‘Benz’ që drejtohej nga M.SH 31 vjeç dhe një mjet tip ‘Jaguar’ i cili drejtohet nga një 33-vjeçar nga Kopliku.
Drejtuesit e tyre kanë pësuar dëmtime dhe tashmë ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI
Sot pas mesnate në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje.(pasagjerë në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi M.Sh).
Gjithashtu dëmtime kanë marë edhe dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit M.Sh dhe G.Q të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.