Një fëmijë 11-vjeçar për pak u kthye në viktimë të një ngjarjeje aksidentale, pasi tableti i tij shpërtheu papritur.
Episodi u regjistrua në Britani, ku tablet shpërtheu në dhomën e gjumit të Callum Hewkin, teksa 11-vjeçari ishte duke fjetur.
Callum Hewkin kishte marrë pajisjen në dhomën e tij në mënyrë që të mund të shihte një program në shtrat dhe e kishte zënë gjumi pranë pajisjes së tij.
Ishin prindërit e tij ata që zbuluan këtë fakt tronditës dhe dhoma ishte mbushur plot me tym.
E gjithë kjo ndodhi, pasi pajisja u ngarkua për 9 orë rresht me energji elektrike.