Policia e Korçës ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të dhunimit të një 61-vjeçari nga patrulla e policisë.
Mësohet se për ngjarjen ka nisur një hetin nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
Në njoftim thuhet se i dhunuari Albert Shkëmbi është proceduar për kundërshtim me dhunë ndaj policisë.
Ai u ndalua teksa ishte pasagjer në një makinë, shoferi i së cilës kishte konsumuar alkool.
Shkëmbi refuzoi që të shoqërohej në polici duke thënë se ai ishte pasagjer, ndërsa pretendon se është dhunuar me grushte dhe radio.