Kryeministri i Shqipërisë ka njoftuar sot firmosjen e prokurës për avokatin Matthias Prinz, i cili do të ndjekë çështjen e përgjimeve të publikuara në ‘Bild’. Padia pritet të shqyrtohet nga drejtësia gjermane, ndërsa Edi Rama ka bërë publike shumë pak detaje nga procesi ku i paditur do të jetë gazetari Peter Tiede.
Por JavaNews.al arrin të sigurojë një profil të shkurtër të avokatit gjerman, falë një kërkimi të thjeshtë.
Matthias Prinz ka lindur në vitin 1956 dhe është një avokat i njohur për çështjet që lidhen me reputacionin dhe mbrojtjen e privatësisë, shpifjet, mediat etj.
Ai ka përfaqësuar korporata të famshme, duke përfshirë Audi, Volkswagen, T-Mobile si dhe individë si Familja Mbretërorë Suedeze, Princeshën Caroline të Hanoverit, Sulltanin e Bruneit, Princin Albert të Monakos, Helmut Njuton, David Beckham, Karl Lagerfeld etj, shkruan JavaNews.al
Prinz është edukuar në Shkollën Juridike të Harvardit në vitin 1983 dhe më pas në Universitetin e Hamburgut. Ai ka themeluar firmën prestigjioze Prinz Neidhardt Engelschall.
Prinz ka shkruar një sërë artikujsh në mediat gjermane që lidhen me drejtësinë dhe ligjin. Ai njihet edhe si një strategjist në fushën e PR. Avokati që do të përfaqësojë Ramën në procesin kundër Tiede njihet edhe si autor tekstesh juridike, ku shumë prej tyre shërbejnë si libra shkollorë në Gjermani, shkruan JavaNews.al
/a.r