Një ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, ku burri ka vrarë me levë gruan e tij.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pak para orës 13:00, ku pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi Lavdosh Sulo, 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44-vjeçare, shtetasen Laureta Sula.
Ngjarja ka ndodhur pak metra larg banesës së çiftit, në servisin e automjeteve në pronësi të tyre.
44-vjeçarja u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton spitali se ka ndërruar jetë.
Mësohet se ka qenë vetë autori i krimit të rëndë, i cili ka njoftuar policisë dhe më pas është arrestuar.
Njoftimi i policisë:
Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.
E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave./l.m