Një ngjarje e rënd ka tronditur Vlorën mesditën e sotme. Burri ka vrarë me sëpatë gruan e tij.
Sipas infromacioneve të para, burri ka masakruar gruan pas një debati në familje.
Viktima është rreth 40-vjeç, por ende nuk dihet identiteti, ndërsa mësohet se burri pasi e ka goditur gruan disa herë me sëpatë në kokë dhe pjesët e tjera të trupit e ka qëlluar me thikë në fyt duke e lënë të vdekur në vend.
Kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë, ndërsa pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital, 40-vjeçarja kishte ndërruar jetë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe po punon për zbardhjene kësaj ngjarje të rëndë në qytetin bregdetar.