Ditën e sotme në orën 18:00 kryeministri Rama do të marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës në Kukës.
Takimi ishte planifikuar në sheshin kryesor të qytetit, por është ndryshuar sepse Partia Demokratike Kukës me krijimin e grupit Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, ka paralajmëruar marshim protestë në kundërshtim të mbërritjes së Ramës si dhe zhvillimin e zgjedhjeve vendore me datën 30 Qershor.
PD Kukës me anë të një shkrese i është adresuar policisë, për të marrë lejen e këtij tubimi për një afat kohor prej 8 orësh, përkatësisht nga ora 14:00 deri në orën 22:00.
Kjo ka bërë që PS-ja të ndryshojë vendin për takimin elektoral duke e zhvendosur në aeroportin e Kukësit, ashtu si herën e fundit ku u shënuan incidente. Në cdo qark, PD-ja ka ngritur pune për të bllokuar kryeministrin Rama në takimet e fushatës, ndërsa në një udhëzim që Basha shpërndau për degët udhëtonte që të kishte rezistencë si në Shkodër.
Postimi i kryetarit te bashkise se Kukesit, Bashkim Shehu
Mos guxo Kukesin, Edi Rama!
Vetem Kryeministri i gallatave mund te vije ne Kukes e te na kujtoje se jemi te varfer.
I kujtojme kryeministrit se varferine nuk e kishim ketu, por na e solli ai, vit pas viti; duke na bere kampion te braktisjes se fshatrave e qytetit prej te rinjve. Lideri i qeverise hajdute e ka peng qe nuk po e gerryen dot Kukesin.
Ai e di mire se Kukesi nuk eshte i hajduteve; nuk eshte i mashtruesve, nuk eshte i gallataxhinjve.
Kuksianët jane te papune, por jane te ndershem dhe dine te dallojne kush i tall.
⁃ Si mund te vish ne Kukes e te justifikosh vjedhjen e votave?!
⁃ Ti nuk i njeh kuksianët!
⁃ Ngaqe kane dinjitet, mos ua kerko per te mbuluar gabimet e tua!
⁃ Nga Kukesi do ikesh gjithmone si humbes.
Nuk te ze gjumi per Kukesin. Kerkon t’i vish rrotull me ndonje stadium apo te gllaberosh ndonje pjese te majme aeroporti, qe eshte donacion, e qe ti e shet si te jesh ti Perendia e sikur paguan qeveria jote, – por ngado qe te nisesh per ne Kukes, nuk do kesh fytyre te ndeshesh, qofte edhe me kuksianin me te thjeshte.
Mos guxo Kukesin, Edi Rama! Sepse Kukesi do jete shkolla jote e Korrektimit./l.m