Presidenti Meta pas fjalimit të tij para gazetarëve ka marrë edhe pyetjet nga këta të fundit. Një prej pyetjeve ishte nëse Presidenti do të japë dorëheqjen dhe nëse do të shpërndajë Parlamentin, por Meta nuk ka lënë të kuptohet një gjë e tillë.
Ndër të tjera Presidenti ka deklaruar se gjithçka e ka bërë
“Kam bërë çdo veprim me përgjegjshmëri. Do t’i shërbej gjithmonë mbrojtjes së Republikës dhe interesave Kombëtar. Shpresojmë që ta bëjmë këtë gjithmonë.” ka thënë Meta.
Kreu i shtetit deklaroi se dialogu fillon kur shumica të tërhiqet nga kjo nismë e paligjshme. Ai tha se presidenti është i duruar që të gjithë të reflektojnë.
“Rruga për dialog hapet kur shumica të tërhiqet nga kjo nismë e paligjshme. Presidenti nuk mund të hyjë në debate me një organizatë socialiste, demokrate, apo republikane. Deri sa vijon si një organizatë, le të vijojë. Në Shqipëri për zgjedhjet vendos vetëm Presidenti, as Kuvendi, asnjë tjetër. Presidenti është i duruar që të gjithë të reflektojnë. Duhet të kuptojnë atë që nuk ua thonë as ambasadorët, ua kam thënë edhe atyre, pa zgjedhje me standarde nuk ka çelje negociatash, kjo është e sigurt. Më besoni se jam esëll gjatë gjithë ditës, jo më në mëngjes” tha ai.
g.kosovari