Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja në qarkullim e masave ajrore më të freskëta të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat do të influencojnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot të paqëndrueshëm.
E martë, 25 qershor 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga rreshje shiu në zonat malore.
Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 17/27°C
Zonat e ulëta 22/36°C
Zonat bregdetare 24/34°C
g.kosovari