Juventusi është shumë pranë firmosjes me Matijs De Ligt. Siç raportojnë të gjitha mediat në Itali, “Zonjës” tashmë i mbetet vetëm firma për ta quajtur De Ligtin juventin.
Ajaksi do të fusë në arkat e veta plot 70 milionë euro, shumë që me gjithë bonuset mund të shkojë 80 milionë euro.
Lojtari do të përfitojë 12-13 milionë euro rrogë në sezon, duke e bërë kështu 19-vjeçarin, futbollistin e dytë më të paguar në Itali.
Mësohet se lojtari është bindur natën e finales së Ligës së Kombeve, kur Ronaldo i ka bërë ftesë atij të zgjedhë Juven. Gjithashtu dhe rroga ishten e parefuzueshme nga holandezi.
Ditët në vazhdim do të bëhet dhe zyrtarizimi, kështu që në Itali, De Ligtin tashmë e bejnë juventin./l.m