Partia Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e Kryesisë, ku u diskutua në lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Mësohet se Rama ka kërkuar që të dokumentohet çdo incident i mundshëm gjatë ditës së zgjedhjeve.
“
Të dokumentohet çdo incident i mundshëm gjatë ditës së zgjedhjeve. Të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor. Të jemi korrekt me procesin e administrimit zgjedhor. Të respektohet kodi zgjedhor. Kush prek votën dhe manipulon votën, do përgjigjet para ligjit. Më 30 qershor të kemi një proces me standarde”, ka deklaruar kryeministri.
Gjithashtu raportohet se mbyllja e fushatës zgjedhore do të bëhet në qytetin e Vlorës.
g.kosovari