Pas një jave shumë të nxehtë, më në fund do të kemi pak freski. Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.
Por mesdita dhe pasditja shtojnë vranësirat në këto zonat duke sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi afat-shkurtra breshëri.
Mbrëmja përmirëson sërish motin, duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë në vend.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesditë, ndërsa vlerat minimale dhe maksimale ditore luhaten nga 17°C deri në 35°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe herë pas-here e fortë në det, me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 17/27°C
Zonat e ulëta 22/33°C
Zonat bregdetare 24/31°C
g.kosovari