Është përfshirë në një aksident në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, teksa ngiste makinën e saj, tip fuoristradë, moderatorja Dajana Shabani.
Në makinën e Dajanës ndodhej edhe vajza e saj 3-vjeçare dhe një mikeshë e moderatores që drejton “Ditë e Re”.
Ajo ka dalë nga rruga duke u përplas disa herë me pengesat anash saj, por ka shpëtuar mrekullisht bashkë me vajzën e saj dhe personin e tretë që ndodhej në makinë.
Sipas Dajanës dhe dëshmitarëve prezente, ka qenë menaxhimi me kujdes i makinës nga ana e moderatores, ai që ka bërë të mundur shmangien e tragjedisë, pasi frenimi do kishte qenë fatal.
Fatmirësisht, asnjë nuk ka pësuar lëndime, përveç makinës së prezantueses, e cila është dërguar më pas për riparim.