Gjykata e Kukesit do të japë sot masën e sigurisë për 4 të arrestuarit për ngjarjet në KZAZ-në 11 para 4 ditësh. Policia e Kukesit arrestoi 4 persona në mesin e tyre edhe një inspektor të policisë bashkiake, pasi sulmuan KZAZ-në te gjimnazi ‘Hazi Nela’, ku në bashkëpunim me njeri tjetrin shkatërruan derën e palestrës dhe i vunë zjarrin në oborrin e palestrës, ndërsa kundërshtuan policinë.
Të arrestuarit janë; Ahmet Cahani 46 vjeç, shofer ne Bashkine e Kukesit, Ermal Haziri 42 vjeç, shofer ne Bashkine e Kukesit, Ersi Biçaku 26 vjeç, inspektor i policisë Bashkiake dhe Ervin Meshi, 35 vjeç, militant i PD-së.
Ndërsa janë shpallur në kërkim 6 pjesëmarrës të tjerë dhe 4 janë proceduar në gjendje të lirë. E ndërsa po jepet masa e sigurisë, jashtë gjykatës janë mbledhur drejtues të PD-së dhe militantë duke kërkuar lirimin e tyre me thirrjet ‘Rama ik’.
Gjykata e qytetit të Shkodrës dje caktoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia, lidhur me sulmin në shkollën “Shejnaze Juka”, e shndërruar në KZAZ./l.m