Soni Malaj: E vërteta e ndarjes sime
Këngëtarja Soni Malaj pas zërave për ndarjen e saj nga bashkëshorti ka reaguar duke shuar gjithë thashethemet. Në një foto të postuar në Intagram, bashkë me bashkëshortin, ajo sqaron gjithë arsyet e ndajes. Duke bërë shumë kritika për gazetarët e mediave rozë, ajo shkruan se vendimi është marrë nga të dy, por pavarësisht kësaj ata të dy do vazhdojnë të kujdesen për vajzën e tyre.
Reagimi i plotë i Sonit
Kam qene shume e vogel kur enderroja te ngjitesha ne skene dhe fale familjes sime,te cilet kane qene gjithmone aty per mua, ne cdo sfide,qe me ka servurur jeta,besoj qe,ne nje fare menyre ja kam dale.Gjithsesi vite me pare,une mora nje vendim shume te rendesishem per jeten dhe karrjeren time.Ne kohen kur kenget e mija mbanin vendet e para ne tv,radio,festivale,diskoteka une vendosa te heq dore nga endrra ime me e madhe dhe kete e bera me koshience te plote.Doja te krijoja nje familje timen. Nje shprehje thote ‘Nese ben punen qe ke dashur gjithmone,atehere do te duket qe nuk ke punuar kurre’ Gjithsesi dashuria me bindi te hiqja dore e ti perkushtohesha familjes sime dhe vajzes qe pas pak kohe do te sillja ne jete.Gjeja per te cilen jam krenare e do ta mbroj me fanatizem gjithmone,eshte familja ime.Kohet e fundit shikoj qe jam bere kryefjala e te gjithave gazetave.
Diskutohet ndarja ime nga bashkeshorti.Deri ketu eshte gjithcka ne rregull.Me tej lexoj ‘Ndahet Soni per te vazhduar karrjeren’!!!!
Kjo me duket e tepert! Nuk mendojne keto pseudo gazetare,qe ne kemi nje vajze e cila do rritet e neser do lexoje kto arsye absurde per nene e saj?!!Ju gazetare te “nderuar”,vetem emrin me dini por, asnjehere nuk e dini arsyen e ketij divorci. Ju siguroj si une ashtu dhe bashkeshorti im,qe jemi njerez qytetare,qe e kemi marre bashke kete vendim.Nuk duhet te kete patjeter nje element gazetaresk qe te ndahet nje cift.Dashurine nuk e mbajme dot me zor ne zemer.Dashuria ndonjehere nuk mjafton.Ndaj gjithe dashurine qe ne kishim per njeri tjetrin,ia japim Annes.Jemi te vendosur, qe rrugetimin e rritjes se Annes do ta bejme te dy,pa kushte.Thjeshte se ne jemi te rritur e te vaksinuar dhe kur mbaron nje dashuri eshte e kote te kerkosh arsye.Mos me thoni qe nuk e dinit kete. Ne do jemi gjithmone aty per Annen…