Një këmbësor është aksidentuar nga një automjet në fshatin Mengël të Elbasanit.
Mësohet se këmbësori me inicialet B.M., 45-vjeç është dërguar në spital ku ka marrë plagë të rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, i cili ishte me shpejtësi tej normave të lejuara.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari