Deputeti socialist, Damian Gjiknuri foli nga Konispoli lidhur me përgjimet e Bild, ku shfaqet edhe ai.
Gjiknuri tha se përgjimet nuk e tjetërsojnë dot votën dhe vullnetin e shqiptarëve.
“Jam i bindur që Shuaipi katër vitet e ardhshme do çojë në fund projektin e Unazës ekonomike. Pavarësisht se këtu në Konispol jemi pa kundërshtarë, ne në 30 qershor duhet të marrim pjesë masivisht në zgjedhje. Vota e popullit nuk tjetërsohet as me dhunë dhe me ato palo përgjime që nuk mund të përdhosin fitoren e partisë socialiste. I ftoj në çfarëdolloj sfide, le të përgjojnë këdo, ne prapë do fitojmë. Kemi shumë gabime por dimë të ndryshojmë”, tha Gjiknuri.
g.kosovari