Nga Alfred Peza
A e kuptuat mbrëmë më në fund se kush i vë flakën shkollave si në Mesjetë?
Kush sulmon me mjete të dhunshme KZAZ si në “demokracitë” e botës së tretë?
Kush i kërcënon realisht qytetarët për të mos votuar si talebanët në Afganistan?
Pasi zv. Shefi i Misionit në Detyrë i Ambasadës së SHBA, Daniel Koski i tha Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit në sy se “çdo akt dhune nga sot deri në 1 Korrik i bërë apo nxitur nga ju do ta detyrojë Departamentin Amerikan të Shtetit që t’ju klasifikojë si organizata të dhunshme!”- gjithshka në protestën e opozitës mbrëmë, shkoi për mrekulli. A thua se jo vetëm e kishim marë datën e çeljes së negociatave, por edhe ishim anëtarësuar tashmë, në Bashkimin Europian.
Kjo do të thotë se deri më 30 Qershor, jo opozitarët e thjeshtë, por vetëm Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Sali Berisha e Lulzim Basha e kanë në dorë që të zgjedhin:
Ose do të jenë liderë politikë të një vendi Europian.
Ose kryetarë “organizatash të dhunshme”.
Nga 1 korriku e tutje, jo vetëm shqiptarët, por edhe SHBA e BE, do ti trajtojnë sipas zgjedhjes që do të bëjnë këtë javë, me vullnetin e tyre të lirë!