Pas Spartak Brahos edhe deputeti Flamur Noka ka vizituar në paraburgim Ismail Morinën.
Pas vizitës Noka shprehet se Ballisti nuk duhet trajtuar si kriminel ndërkombëtar vetëm se mbajti armë për vetëmbrojtje.
“Kontaktuam me zotin Morina që mbahet prej ditësh në burg…Është për të ardhur keq që sheh një qytetar, i cili një vit më parë u konsiderua hero nga Rama dhe pinxho i tij ministër dhe sot konsiderohet kriminel i rrezikshmërisë së lartë.
Është turp, ndërkohë që Ballisti që bëri një gjest që u krenuan shumë shqiptarë sot është në burg, ndëkohë që ministri me praninë private vijon trafikun e drogës dhe rri në karrigen e ministrisë.
Ai shton më tej, se mund të ketë qënë kërkesë e Vuçiç për Ramën që të mbajë në burg Morinën.
“Kjo qeveri zbaton sot dy standarde. Një njeri që mban armë nuk duhet mbrojtur por nuk duhen përdorur as dy standarte.
I tha Vuçiç Ramës të mos vinte asnjë politikan nga Kosova dhe si la të vinin dhe nuk është çudi ti ketë kërkuar dhe ta mbante Morinën në burg”tha ai.