Teksa mbajti fjalën e tij përballë qytetarëve në protestën e 9 të opozitës, Lulzim Basha pati edhe një mesazh për ndërkombëtarët.
Ai tha se zgjidhja kalon vetëm mes dy hapave.
“Gjatë kësaj jave dhe asaj që shkoi, çdo përfaqësues i demokracive perëndimore që nuk ka besuar krimin e organizuar, bandat në pushtet, më në fund e ka kuptuar se përballë tyre ka qenë jo një kryeministër, por një kryemafioz.
Atyre dua t’u them se standardi europian i kësaj zgjidhje kalon vetëm mes dy hapave të pa negociueshme.
Largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm dhe zgjidhje politike nuk ka pa nxjerrë nga burgu vëllezërit tanë që protestuan dhe pa futur në burg ata që vodhën vota”, tha Basha.
Basha theksoi edhe njëherë tjetër se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.
“30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës”, tha kreu i PD.