Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali, replikoi në distancë me presidentin e Republikës, Ilir Meta mbi flamujt që u gjendën në tokë te tubimi elektoral i Partisë Socialiste dje në Shkodër.
“Zotërisë i paska kapur syri disa flamuj kombëtarë përtokë, përpara se organizatorët të pastronin vendin e mitingut dhe qenka shqetësuar për fatin e tyre!
Po ç’duhet të thonë shqiptarët kur e shohin Ilirin që pozon para flamurit kombëtar me antidekretin e tij?!”, thotë Spiropali.