Deputetja e re e opozitës, e dalë nga radhët e LSI Elda Hoti do të protestojë mbrëmjen e sotme në protestën e opozitës.
Lajmin e bën të ditur vetë deputetja në një postim në Facebook, ku shkruan se nuk mund të heshtë dhe rrijë duarlidhur.
Ndonëse LSI e quajti “tradhtare” atë dhe të gjithë deputetët e rinj që pranuan mandatin, duket se Hoti do të dalë sërish të protestojë krah Monika Kryemadhit.
“Nuk mund të hesht dhe të rri duarlidhur, në ktë situatë që ndodhet Shqipëria ime!
Sot do jem me protestuesit në mbështetje të zgjedhjeve të lira dhe pluraliste, kundër kthimit te diktaturës për një Shqipëri Europiane!”, shkruan deputetja.
Më herët edhe deputeti ‘tradhtar’ i PD, Lefter Maliqi, është shprehur se do të protestojë më 21 qershor.