Paris Saint-Germain është kthyer në sulm për Allan.
Mesfushori i Napoli-t, i cili ka qenë shumë afër transferimit në Francë janarin e kaluar, kërkohet me ngulm nga trajneri Thomas Tuchel.
Siç ka bërë të ditur “Gazzetta dello Sport”, Aurelio De Laurentiis kërkon milionë euro, por marrëveshja mund të arrihet për 60 milionë.
Kampionët e Francës, gjithmonë sipas të përditshmes italiane, kanë arritur marrëveshjen me lojtarin, i cili do të përfitojë 6 milionë euro në sezon për katër vitet e ardhshme.