Fatos Lubonja vazhdon sulmet ndaj amerikanëve. Këtë radhë ka sulmuar Ambasadën, pse në krah të Ramës në Shkodër, është shfaqur Tom Doshi.
Ai kërkon që Ambasada të reagojë, pse Rama shoqërohet me Tom Doshin.
“Nëse doni të shikoni hipokrizinë dhe manipulimin e Ramës kur flet për Amerikën që do t’u heqë atyre që do të përfshihen në krime zgjedhore të drejtën e vizës shikoni këtë foto.
Një nga njerëzit që e ka shoqërur atë në pushtimin elekoral që i bëri dje Shkodrës duke përdorur dhunën shtetërore është Tom Doshi (kryetar i PSD) që figuron në lisën atyre qytetarëve të botës që Departamenti i Shtetit (jo Ambasada) u ka hequr të drejtën për të shkuar në SHBA.
Besoj se kjo foto flet shumë edhe për “syverbësinë” e Ambasadës amerikane në Tiranë”, shkruan Lubonja.
Se çfarë mund t’i bëjë më shumë SHBA, Tom Doshit, se t’i heqë të drejtën për të hyrë në Amerikë, vetëm Lubonja e di, që tani kërkon nga SHBA, ta ndalojë atë që të shoqërohet me Ramën.
(TemA)