Pak orë para protestës së opozitës që pritet të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ish-deputetja e Partisë Demokartike, Albana Vokshi ka ftuar të gjithë qytetarët që ti bashkohen tubimit.
Në një postim në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se sot në shesh do të dalin gra dhe vajza me fëmijë, për të mos lejuar kryeministrin Edi Rama që t’a çojë Shqipërinë drejt diktaturës.
“Shqipëria proteston kundër Kryehajdutit Edi Rama! Sot, gratë dhe vajzat e Shqipërisë bashkohen për Shqipërinë si Evropa! Sot, të gjitha gratë e vajzat do të dalin në protestë, me fëmijët dhe për fëmijët tanë! Të dashura nëna dhe motra! Shqipëria po rrëshqet në diktaturë. Ne duhet ta ndalim Edi Ramënn që po burgos politikisht gra, vajza e fëmijë”, shkruan Vokshi.
Në fund ajo shtoi se, “Sot, të gjitha bashkë, përkrah njëra-tjetrës, do te jemi në marshimin e çlirimit të institucioneve nga krimi i organizuar, në ora 20:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të jemi bashkë me familjet tona për #Shqipërinë si Europa”.