Një 43-vjeçar është shpallur në kërkim mesditën e sotme, pasi ka plagosur me thikë ish-bashkëshorten e tij.
Mësohet se Gent Gjoka, 43-vjeç. për motive që akoma nuk bëhen të ditura ka goditur në orët e para të mëngjesit me thikë ish-gruan e tij, Abesie Balla Gjoka. 37-vjeçarja është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mbi 43-vjeçari rëndon akuza për veprën penale “Dhunë në familje”, “Plagosje e rëndë me dashje ” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
NJOFTIM
Policia shpall në kërkim një shtetas për veprat penal “Dhunë në familje”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G.Gj., 43 vjeç, pasi dyshohet se në orët e para të mëngjesit ky shtetas, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij shtetasen A.Gj.,37 vjeçe, banuese në Fushë Krujë, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë për veprime të mëtejshme.