Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra Gurali Brahimllarin, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda. Vendimi për Brahimllarin u dha sot nga trupa gjykuese e KPK-së.
Brahimllari ishte kandidat edhe për Gjykatën Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, institucion i ri që do të ngrihet në kuadër të reformës në drejtësi, ndaj dosja e tij u trajtua me prioritet.
Me kriteret e pastërtisë së figurës dhe aftësitë profesionale në rregull, gjyqtari Brahimllari u vendos në vështirësi nga vetting-u për një hua të marrë nga kunati i tij që jeton në Greqi. Gjyqtari tregoi se kunati i tij është emigrant prej 25 vitesh në këtë shtet dhe kishte mundësi financiare, ndërkohë që për blerjen e shtëpisë shpjegoi se kishte kontribuar edhe bashkëshortja e cila është stomatologe.
g.kosovari