Pranë pedonales ka mbërritur edhe një autoambulancë për të marrë personat e lënduar.
Disa militantë të PD kanë dyshuar se ajo është e kamufluar për t’u futur në mes të turmës dhe e kanë sulmuar atë.
Pas sulmeve ndaj autoambulancës, policia ka shpërndarë turmën me gaz lotsjellës.