Erion Veliaj u ndal sot në takim me banorët e Njësisë 11 në zonën e Laprakës, ku ai bëri një bilanc të punëve të kryera në këto 4 vite, si dhe prezantoi disa nga punët e mira që e presin këtë zonë edhe në mandatin tjetër.
Veliaj u shpreh se vinte sot në këtë Njësi me kokën lart pasi, jo vetëm që ajo kishte përfituar buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë, por me punë është prekur çdo lagje e saj. “Vijmë sot me kokën lart, vijmë duke i parë njerëzit në sy, vijmë sot të mbushur me krenari se po thuajse në çdo cep të njësisë 11 kemi prekur diçka me dorë, kemi përmirësuar diçka, kanë marrë gjerat për mirë”, tha Veliaj.
Ai solli në vëmendje punën që është bërë me infrastrukturën arsimore, ku vetëm në muajt e fundit kanë nisur të ndërtohen dy shkolla të reja. “Por nuk është kështu për kundërshtarët tanë, mund t’i japim një duartrokitje të gjithëve atyre që vijnë nga Kodër-Kamza dhe ne vijmë me krenari t’i flasim kujtdo që vjen nga Kodër Kamza sepse mjafton që të shikojë sepse mjafton që pak kaq vitesh filloi shkolla “Nënë Tereza”në Kodër Kamzës. Një shkollë 9 vjeçare dhe e mesme për të cilën ka nevojë jetike Kodër-Kamza, një shkollë që do mësojë gjuhën shqipe, do të mësojë aritmetike, do të mësojë kompjuter, gjuhë të huaja, një shkollë që nuk do të detyrojë 200 furgonë çdo ditë që të vijnë nga Kodër-Kamza në Laprakë për të sjellë fëmijët në shkollë. Ata do të kenë shkollën më cilësore në Republike në Kodër-Kamëz”, u shpreh Veliaj.
Por ai theksoi se ndërsa bashkia ka punuar çdo ditë, opozita është përpjekur me çdo mënyrë për të bllokuar çdo projekt që sjell më shumë mirëqenie dhe lehtësira për qytetarët. E tillë tha ishte edhe përpjekja dhe angazhimi i opozitës për të penguar projektin kësaj shkolle në Kodër Kamzës.
“Jo të gjithë e donin shkollën në Kodër-Kamëz, i patë helmet e Saliut për shkollën në Kodër Kamzës. E patë si çoi dhëndrin që të bllokonte shkollën në Kodër-Kamzëz. Ndaj Saliu, Luli, llondri, kunati, Mona, Likja nuk vijnë dot me kokën lart në Kodër- Kamzë. Erdhi llondri dhe tha nuk dum shkollë se kemi inat kalamajte. Unë kam parë 9 vjeçare të frikësohen nga universitet, por s’kisha parë ndonjëherë universitet që të frikësohet nga 9 vjeçarja. Pasi llondri nuk e çau dot bllokimin e shkollës, doli baba Likja dhe tha të respektohet autonomia e universiteteve, të respektohen distancat. Likja, ky që bllokon çdo punë në këtë qytet, çdo progres në këtë vend, çdo avancim me dekret. Në fakt këta funksionojnë si bandë kudo, njëra që bën krimin në rrugë dhe njëra që bën krimin me letra. Për çdo punë të mirë nëse është një shkollë, nëse është një kënd lojërash apo nëse janë zgjedhjet, rrugaçët në rrugë dhe Likja me dekret. Kush mendon që zjarrvënia e shkollave filloi pardje me Voltanën e ka gabim, këta kanë bllokuar çdo projekt tonin për hapur një shkollë”, u shpreh Veliaj.