Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka thënë pak para nisjes së takimit elektoral të kreut të qeverisë Edi Rama dhe marshimit të njoftuar nga PD në pedonalen e Shkodrës se takimi i sotëm është i PS është i paligjshëm.
Ademi deklaroi se takimi elektoral është një farsë pas për sa kohë nuk kemi një datë zgjedhjesh nuk mund të kemi as fushatë.
“Unë banoj pak metra më tutje dhe jemi në qendër të qytetit. Më regjistruan tek kalojë. Jemi në qytetin tonë dhe pavarësisht situatës së krijuar jemi të lirë në vendin tonë.
Takimi i sotëm i PS është i paligjshëm, kam njoftuar policinë e shtetit. Është një farsë në kuadër të dekretit të presidentit, pasi për sa kohë nuk ka një ditë zgjedhjesh nuk mund të ketë takime elektorale. Qytetarët kanë të drejtë të kalojnë të lirë. Të gjitha rrugët janë të mundshme dhe të lira.
Cdo insinuatë tjetër është e pavend. Ka aktivitete që organizohen përnatë dhe do ta bëjnë marshimin për t’i thënë stop një klike kriminale në pushtet.
Nuk ka ndodhur në asnjë fushatë elektorale. Ne jemi qytetarët të këtij qyteti, e duam atë dhe nuk e pranojmë situatën në të cilën ndodhemi sot”, tha Ademi.
/a.r