Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), nuk është duke e respektuar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Shqipërisë, për njohjen e diplomave të universiteteve private të Shqipërisë.
Si pasojë e këtyre veprimeve, të gjithë ata persona që kanë diploma të universiteteve shqiptare, me një udhëzim administrativ që ka nxjerrë MASHT, u pamundësohet veprimtaria në Kosovë.
Punonjës dhe studentë aktual nga universitet private të Shqipërisë, të cilët veprojnë e punojnë në Kosovë, pakënaqësitë e tyre i kanë shprehur në një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi.
Për këtë të fundit duket absurde se si shteti i Kosovës më parë njeh diplomat e Serbisë se sa ato të Shqipërisë.