Ish-kryeministri Sali Berisha nga studio e emisionit “Tempora” në RTV Ora akuzoi ambasadoren e OSBE/ ODIHR, Audrey Glover që sipas tij përfaqëson një nga kapo mafiet botërore të vëzhgimit të zgjedhjeve.
“Ne 2009 zgjedhjet i vëzhgoi mikesha e tij, Audrey Glover që është këtu. Që përfaqëson një nga kapomafiet botërore të vëzhgimit të zgjedhjeve.
Unë e kam shpallur non grata në 1996. Në 2009 e pranova atë vetëm për shkak të Edi Ramës. Raport për të favoruar mua do të më bënte? Përkundrazi”, tha Berisha.
g.kosovari