Tre ditë përpara protestës së 9-të të opozitës së bashkuar, Ambasada Amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonat në të cilën do të zhvillohet tubimi i PD-LSI.
Ndryshe nga herët e tjera, ky paralajmërim ka ardhur jo pak orë përpara se të nisë protesta, ku theksohet se duke qenë se ka pasur dhunë në të kaluarën dhe faktin që nuk dihet kohëzgjatja e saj, qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes.
“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 21 qershor 2019, duke filluar rreth orës 8:00 të pasdites.
Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur.
Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi.
Ndërtesa e Parlamentit (Tiranë) Zyra e Kryeministrit (Tirana) Ndërtesa të tjera qeveritare (Tiranë)”, shkruan Ambasada.
/a.r